UBT News

Vdiq Peter Buck, njëri nga themeluesit e “Subway”

https://www.youtube.com/watch?v=daoySbGqSwQ credit youtube

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare Peter Buck, njëri nga themeluesit e restorantit “Subway”. Buck vdiq më 18 nëntor në Danbury, Connecticut, sipas New York Times.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe nga brendi.

“Njëri nga themeluesit Peter Buck ka vdekur. Ai ishte 90-vjeçar. Një fizikant dhe filantropist me zemër të madhe që kishte ndikim të madh, duke lënë pas vetes frymë pune dhe dedikimi në përafërsisht 40 mijë lokacione. Trashëgimia e tij do të vazhdojë përmes Subway, një brend të cilin ai punoi fort për ta krijuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Buck ndihmoi në themelimin e një prej zinxhirëve më të njohur në botë të ushqimit të shpejtë në vitet 1960./UBTNews

A History of SUBWAY with Fred DeLuca and Peter Buck

Exit mobile version