Një 22-vjeçare ka vdekur në një vetaksident trafiku në fshatin Stanishor të komunës së Novobërdës.
Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili njoftoi se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona.
“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtarë të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet që për shkak të kushteve atmosferike i njëjti ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22-vjeçare”, njoftoi Hashani.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan./UBTNews