UBT News

Vdiq nga bombardimet ruse aktorja Oksana Shvets

Aktorja e njohur ukrainase, Oksana Shvets ka mbetur e vdekur si pasojë e një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Kiev.

The Young Theatre — një trupë teatrore ukrainase pjesë e së cilës ajo ka qenë që nga viti 1980 — njoftoi për vdekjen e yllit të enjten.

Në një deklaratë të shpërndarë në faqen e saj në Facebook, kompania shprehu dhimbjen për vdekjen e aktores së njohur.

“Gjatë bombardimeve me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e Ukrainës, Oksana Shvets”, thuhet në një deklaratë nga ‘Young Theater’ përmes Facebook-ut.

Shvets është figura e fundit publike që ka vdekur si rezultat i konfliktit me Rusinë. Aktori tjetër Pasha Lee u vra në fillim të këtij muaji ndërsa mbronte vendin e tij kundër trupave ruse, sipas një postimi në Facebook nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Odesa./UBTNews/

Exit mobile version