UBT News

Vdiq në moshën 91-vjeçare aktori Ed Asner

BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 08: Actor Ed Asner attends the 15th annual Movies For Grownups Awards at the Beverly Wilshire Four Seasons Hotel on February 8, 2016 in Beverly Hills, California. (Photo by Jason LaVeris/FilmMagic)

Ed Asner, aktori i njohur për rolin e lajmëtarit televiziv, Lou Grant, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, mëngjesin e së dielës.

“Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndiejmë. Me një puthje në kokë – natën e mirë baba. Ne të duam”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.

Personazhi Lou Grant u prezantua për herë të parë si shefi i Mary Richards në “The Mary Tyler Moore Show” në vitet 1970.

Grant, redaktori i tërbuar i “Los Angeles Tribue”, më pas u bë personazh në një shfaqje më vete nga viti 1977 deri në 1982. Ky rol i ndihmoi atij të merrte shtatë çmime Emmy gjatë karrierës së tij.

Në vitin 2009, ai u bë i njohur për gjeneratat e reja me rolin e Carl Frericksen në filmin e animuar, “Up”. Ai po ashtu luajti rolin e Santa Claus në komedinë “Elf”.

Gjatë karrierës së tij të aktrimit, Asner ishte një mbështetës i hapur i një sërë shkaqesh humanitare dhe politike, përfshirë dhe të drejtat e kafshëve./UBTNews

Exit mobile version