Ka vdekur në moshën 83-vjeçare aktorja e mirënjohur britanike, Dame Barbara Windsor, e njohur për rolet e saj në “East Enders” dhe “Carry On films”.
Bashkëshorti i saj, Scott Mitchell njoftoi se ajo ka vdekur si pasojë e sëmundjes së Alzheimerit në një shtëpi kujdesi në Londër, mbrëmjen e së enjtes, raporton BBC.
“Ajo do të kujtohet për kujdes, dashuri, ngrohtësi që solli në jetët tona”, deklaroi ai.

Dame Barbara u diagnostifikua me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2014, dhe u zhvendos në një shtëpi kujdesi këtë vit./UBTNews