UBT News

Vdiq në moshën 65-vjeçare aktorja Mira Furlan

Ylli i “Babylon 5” dhe “Lost”, Mira Furlan ka vdekur në moshën 65-vjeçare. Aktorja kroate ka vdekur të mërkurën, teksa shkaqet e vdekjes së saj nuk u bënë të ditura.

Krijuesi i “Babylon 5”, J Michael Straczynski shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e saj.

E lindur në Zagreb, aktorja u shfaq në filmin “When Father Was Away on Business”, me të cilin fitoi çmimin “Palme d’Or” në Festivalin e Filmit të Kanës, në vitin 1985. Po ashtu u nominua për një çmim “Oscar”.

Ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, regjisorin Goran Gajic në vitin 1991, në fillim të luftës në ish-Jugosllavi./UBTNews

Exit mobile version