Andre Braugher, i cili luajti në serialin komedik amerikan Brooklyn Nine-Nine, ka vdekur në moshën 61-vjeçare, ka konfirmuar publicisti i tij.
Ai u shfaq së bashku me Andy Samberg dhe Terry Crews si oficerë policie të Nju Jorkut. Shfaqja u zhvillua për tetë sezone nga 2013 deri në 2021 dhe i solli atij famë ndërkombëtare si aktor i komedisë.
Roli i tij kryesor ishte në filmin Glory të vitit 1990 me regji të Ed Zwick, së bashku me yjet e Hollivudit, Matthew Broderick, Morgan Freeman dhe Denzel Washington.
Në total ai u nominua për një Emmy 11 herë, katër për Brooklyn Nine-Nine si aktori më i mirë dytësor në një serial komedi./UBTNews/