Në moshën 59-vjeçare ka vdekur modeli dhe këngëtari Nick Kamen. Lajmi u konfirmua nga një i afërm i familjes së tij.
Ai u bë i njohur për paraqitjen në një reklamë të Levi. Një vit më vonë preku majat karriera e tij në muzikë. Këngëtari dhe miku i tij, Boy George shprehu ngushëllime për vdekjen e tij, duke e përshkruar atë si një person të jashtëzakonshëm./UBTNews