Coco Lee – një këngëtare e lindur në Hong Kong, e cila luajti në Mulan të Disney-t – ka vdekur në moshën 48-vjeçare.
Ylli vdiq në spital në Hong Kong të mërkurën pas një tentative për vetëvrasje në shtëpinë e saj gjatë fundjavës, tha familja e saj në një deklaratë.
Ajo kishte disa vite që vuante nga depresioni, sipas motrave të saj, të cilat ndanë një postim në rrjetet sociale.
“Megjithëse, Coco kërkoi ndihmë profesionale dhe bëri çmos për të luftuar depresionin, fatkeqësisht demonat brenda saj e pushtuan atë”, thanë ato./UBTNews/