Ish-reprezentuesi i Anglisë, David Johnson ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare.
Mbante nofkën “Doktori”, Johnson është njëri nga dy futbollistët e vetëm që ka shënuar për Liverpoolin dhe Evertonin në “Merseyside Derby”.
Johnson luajti një rol kyç në skuadrën e Liverpoolit nën urdhrat e Bob Paisleyt gjatë viteve të 70-ta, ku e dominoi dekadën duke fituar katër tituj të ligës dhe tre kupa evropiane.
Pasi filloi karrierën e tij në Everton në vitin 1969, Johnson bëri një karrierë të frytshme në Ipswich dhe Liverpool përpara se të kthehej në “Goodison Park” në vitin 1982.