UBT News

Vdiq legjenda e Bayernit, Gerd Muller

Legjenda e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Gerd Muller ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

“Sot është ditë e zezë për FC Bayernin dhe të gjithë fansat e tij. Gerd Muller ishte sulmuesi më i mirë ndonjëherë – dhe një person i shkëlqyer, një personalitet i njohur në futbollin botëror”, thuhet në deklaratën e FC Bayernit.

Muller shënoi gjithsej 566 gola të pabesueshëm në 607 ndeshje konkurruese për FC Bayern dhe vendosi rekordin e paparë prej 365 golash në Bundesliga./UBTNews

Exit mobile version