Ka vdekur në moshën 58-vjeçare komediani i njohur anglez, Sean Lock. Ylli i serisë “8 Out of 10 Cats”, vuante nga kanceri.
Lock u shfaq edhe në “Have I Got News For You”, “Would I Lie to You?” dhe “QI”. Por më së shumti njihej për rolin e tij në “8 Out of 10 Cats”, ku luajti për dhjetë vjet deri në vitin 2005. E në vitin 2016 u zëvendësua nga Rob Beckett.
Komediani Lee Mack, i cili ishte një mik i ngushtë i Lock, përmes një deklarate falënderoi mikun e tij për momentet që i kaluan bashkë./UBTNews