UBT News

Vdiq komediani i njohur spanjoll

Komediani i njohur spanjoll, Juan Joya Borja, i cili përmes buzëqeshjes u bë i njohur ndërkombëtarisht, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Pas paraqitjeve në televizionin kombëtar, Borja u bë viral në vitin 2014. Sipas mediave lokale, ai vdiq të mërkurën në spital.

Borja kishte probleme shëndetësore. Në mars ai falenderoi tifozët për organizimin e një fushate për mbledhjen e fondeve për t’i blerë atij një skuter me lëvizje elektrike pasi një nga këmbët e tij u amputua./UBTNews

Exit mobile version