Këngëtarja e zhanrit R&B, Roberta Flack, ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare. BBC-ja ka raportuar se ajo vdiq e rrethuar nga familja e saj, derisa nga 2022-a vuante nga një sëmundje e neuroneve motorike dhe nuk mund të këndonte më.
Në 2020-n kishte pësuar sulm në tru. Ajo ishte e njohur për hitet “The first time ever I saw your face” dhe “Killing me softly with his song”.
“Ajo vdiq në paqe e rrethuar nga familja. Roberta theu kufij dhe rekorde. Ajo po ashtu ishte një edukatore krenare”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesve të saj.
Këngëtarja kishte lindur në Karolinë të Veriut dhe ishte rritur në Virginia, ku kishte marrë mësime mbi muzikën.