Ish-miss Amerika, Cheslie Kryst ka vdekur mëngjesin e së dielës, ka njoftuar familja e saj. Ajo ishte 30-vjeçare.
Kryst që u zgjodh Miss Amerika në vitin 2019, vdiq pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan, sipas Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut.
Ish-missi publikoi një fotografi në Instagram para vdekjes. “Uroj që kjo ditë t’ju sjellë paqe dhe lumturi”, shkroi ajo.
Kryst ishte avokate që kërkoi të ndihmonte në reformimin e sistemit të drejtësisë në Amerikë. Ajo mori tre diploma nga dy universitete./UBTNews