UBT News

Vdiq ish-futbollisti, trajneri dhe gjyqtari Hashim Aliu

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit, trajnerit dhe gjyqtarit në botën e futbollit, Hashim Aliu.

Më poshtë mund ta gjeni të bashkangjitur telegramin e presidentit të FFK-së, Agim Ademit dërguar familjes Aliu.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njeriut që kontribuoi shumë për KF ‘Llapi’, Hashim Aliu, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të iu shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Hashim Aliu ishte punëtor i madh i futbollit llapjan. Fillimisht kontributin e tij e dha si futbollist, e më pas edhe si trajner e gjyqtar futbolli, teksa u shqua edhe si pedagog dhe intelektual i kësaj treve. Ai ishte njeri i urtë e i nderuar jo vetëm në trevën llapjane, por edhe më gjerë, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë”, thuhet në telegramin e presidentit të FFK-së.

Exit mobile version