UBT News

Vdiq djali i regjisores Regina King

LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 24: (L-R) Regina King and Ian Alexander Sr. attend the 2019 American Music Awards at Microsoft Theater on November 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Mazur/AMA2019/Getty Images for dcp)

Djali i regjisores Regina King, Ian Alexander Jr. kreu vetëvrasje. Lajmin e konfirmuan përfaqësuesit e aktores të shtunën për CNN. Ai ishte 26-vjeçar.

“Familja jonë është e shkatërruar nga humbja e Ianit. Ai është dritë e aq e thellë saqë përkujdesej për lumturinë e të tjerëve. Familja jonë kërkon konsideratë gjatë kësaj periudhe”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre.

Ai ishte muzikant dhe DJ. Më 7 janar ai publikoi këngën “Green Eyes”, dhe kishte planifikuar të performonte në Los Angeles gjatë këtij muaji./UBTNews

Exit mobile version