UBT News

Vdiq dizajneri francez Thierry Mugler

Dizajneri francez, Thierry Mugler, krijimet madhështore të të cilit transformuan modën, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Lajmi u konfirmua përmes një mesazhi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Marka e stilistit, Mugler, konfirmoi gjithashtu lajmin përmes një postimi në Instagram, duke e përshkruar themeluesin e saj si “një vizionar, imagjinata e të cilit si një stilist, parfumier dhe krijues imazhi i fuqizoi njerëzit në mbarë botën të jenë më të guximshëm dhe të ëndërrojnë shumë çdo ditë”.

I lindur në Strasburg të Francës në vitin 1948, Mugler punoi si dizajner i pavarur në Paris para se ta lansonte markën e tij me emër në vitin 1974. Në fund të viteve 1980 ai u stabilizua si figurë e njohur në industrinë e modës.

Pasi u zhvendos në botën e rrallë të modës së lartë, shfaqjet e pistave dhe koleksionet sezonale të Mugler u bënë edhe më teatrale. Duke riimagjinuar modën si një spektakël (shpesh me ndihmën e supermodeleve më të njohura të epokës, duke përfshirë Kate Moss dhe Naomi Campbell), estetika e tij ishte po aq e frymëzuar nga fantashkenca sa glamuri i viteve 1940, duke bashkuar shpesh ndërtimin klasik me silueta të ekzagjeruara, madje edhe surreale.

Nga kostumet metalike të robotëve (një prej të cilave u vesh nga Lady Gaga në videoklipin e saj muzikor për “Paparazzi” në vitin 2009) deri te dizajnet me temë nënujore të frymëzuara nga peshqit dhe sirenat, puna e tij shfaqte gjithmonë një ndjenjë elegance mes dramës. Fustani i famshëm i zi i gjatë që ai e realizoi për personazhin e Demi Moore në filmin e vitit 1993, “Propozimi i pahijshëm”, dëshmoi se nuk duhen forma dhe ngjyra të theksuara për të krijuar diçka ikonike./UBTNews

Exit mobile version