UBT News

Vdiq autori i “The Snowman”

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare autori dhe ilustruesi Raymond Briggs, i cili njihet më së miri për veprën “The Snowman” të vitit 1978. Njoftimi u dha nga publikuesi i saj, Penguin Random House.

“The Snowman” së pari u publikua si fotografi libri – dhe u shit në mbi 5.5 milionë kopje në tërë botën – para se të shndërrohej në animacion të dashur në vitin 1982.

Briggs po ashtu krijoi edhe librat shumë të dashur për fëmijë “Father Christmas” dhe “Fungus The Bogeyman”./UBTNews/

Exit mobile version