Pat Hitchcock, fëmija i vetëm i regjisorit të njohur, Alfred Hitchcock, ka vdekur në moshën 93-vjeçare. Aktorja vdiq në shtëpinë e saj të hënën, e shkaqet e vdekjes nuk dihen.
Pat u shfaq në disa filma, madje edhe në filmat e babait të saj, sikurse “Strangers on a Train”, “Psycho” dhe “Stage Fright”.
Në vitin 1984, duke diskutuar për shfaqjen në filmat e babait të saj, aktorja i tha Washington Postit, “Do të dëshiroja që ai të besonte në nepotizëm. Atëherë do të punoja më shumë”.
Pat u pensionua nga aktrimi për vajzën e saj që e kishte me bashkëshortin e ndjerë, Joseph E. O’Connell Jr., që vdiq në vitin 1994./UBTNews