Aktorja koreane Kim Mi-soo ka vdekur të mërkurën në moshën 29-vjeçare. Ylli i ekranit koreano-jugor, që luajti në serialin “Snowdrop” të Disney +, ndërroi jetë të mërkurën duke e lënë familjen në ‘shok dhe pikëllim’.
Përveç rolit të saj në “Snowdrop”, Mi-soo u shfaq edhe në seritë televizive “Into the Ring” dhe “Hi Bye, Mama!”, si dhe në filmat e vitit 2019, “Kyungmi’s World” dhe “Memories”. E njëjta gjithashtu pati një karrierë të suksesshme si modele.

Fansat e saj i shprehën ngushëllime familjes./UBTNews