UBT News

Vdiq aktorja Kirstie Alley

Aktorja Kirstie Alley, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin “Cheers” në vitet 1980 dhe ’90, ka vdekur si pasojë e kancerit, në moshën 71-vjeçare.

“Me keqardhje ju njoftojmë se nëna jonë e dashur ka ndërruar jetë”, njoftuan fëmijët e saj.

Alley fitoi një çmim Emmy për rolin e saj si menaxhere e një lokali në serialin e famshëm.

Ajo është shfaqur gjithashtu në filmat “Star Trek II: The Wrath of Khan”, “Drop Dead Gorgeous” dhe serialin “Look Who’s Talking”./UBTNews/

Exit mobile version