Aktorja e Hollywood-it, Cicely Tyson, që ishte e njohur për portretizimin e personazheve afrikano-amerikane, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i saj, teksa nuk dha detaje rreth vdekjes së saj.
Ajo kishte një karrierë që zgjati shtatë dekada. Përveç shumë roleve të suksesshme, ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë që mori një rol kryesor në “East Side/West Side”, në vitin 1960.

Ajo fitoi dy çmime “Emmy” për performancën e saj në filmin “The Autobiography of Miss Jane Pittman”./UBTNews