UBT News

Vdiq aktori Willie Garson

Ka vdekur në moshën 57-vjeçare aktori Willie Garson, i njohur për rolin e tij në “Sex and the City”. Vdekjen e aktorit e konfirmuan familjarët e tij.

Deri më tani nuk janë zbuluar hollësi rreth shkaktarit të vdekjes, dhe zëdhënësit e aktorit nuk kanë pranuar të deklarohen për media. Por besohet se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të shkurtër.

Në “Sex and the City” aktori luajti rolin e Stanford Blatch, një agjent i talentuar dhe miku i përkushtuar dhe me shumë stil i protagonistes Carrie Bradshaw (Sarah Jessica Parker), në gjashtë sezone. 

Hapat e tij të parë ishin në shfaqjet televizive “Cheers” dhe “Family Lies”./UBTNews

Exit mobile version