Vdiq në moshën 85-vjeçare aktori Robert Downey Sr., babai i Robert Downey JR. Gruaja e tij deklaroi se Downey Sr. vdiq në gjumë. Muajin e kaluar ai festoi ditëlindjen e 85-të.
Aktori njihej për rolet në “Boogie Nights”, “Magnolia”, “To Live and Die in LA”. Ai po luftonte me sëmundjen e Parkinsonit për më shumë se 5 vjet.
Babai i yjeve Robert Downey Jr. dhe Allyson Downey, regjisor, scenarist, producent, qëndroi larg mediave, më së shumti për të mbrojtur fëmijët e tij të famshëm. Por në vitin 2001, kur djali i tij u përball me akuza për kokainë, Downey Sr. foli hapur për vështirësitë e të qenit pjesë e Hollywood-it. Ai tha se Hollywood-i është vend i tmerrshëm./UBTNews