UBT News

Vdiq aktori James Caan

James Caan, aktori veteran i skenave, i njohur për rolin e tij në filmat sikurse “The Godfather”, “Misery” dhe “Elf” ka vdekur, konfirmoi familja e tij në një postim në Twitter. Ai ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t mbrëmjen e 6 korrikut. Familja vlerëson dashurinë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe ju kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së aktorit./UBTNews/

Exit mobile version