Sidarth Shukla, aktori, modeli dhe prezantuesi i njohur indian ka vdekur në moshën 40-vjeçare. Këtë e konfirmoi televizioni ku ai punonte.
“Ne jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Sidharth Shukla. Ai do të na mungojë pa masë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe gjithë industrinë”, thuhet në njoftim.
Shukla filloi karrierën si model dhe u bë indiani i parë që fitoi garën “modeli më i mirë në botë” në vitin 2005. Tri vite më vonë, ai hyri në botën e televizionit. Shukla mori pjesë edhe në shfaqje televizive sikurse “Big Boss” dhe “Fear Factor”. Ai e udhëhoqi garën “India’s Got Talent”./UBTNews