Një tifoz i Crystal Palace ka vdekur pasi që u godit nga një autobus, ndërsa festonte fitoren 2:1 të ekipit të tij ndaj Leicester Cityt më herët këtë muaj.
Liam Foley ishte me vëllain e tij, Nial në Brixton në jug të Londrës kur incidenti ndodhi më 1 prill, pak pasi skuadra e Roy Hodgson kishte marrë tre pikë të vlefshme në “Selhurst Park”.
Foley u dërgua në spital dhe u vendos në mbështetje të jetës për katër ditë, para se të shpallej i vdekur për shkak të lëndimeve të rënda në tru.