UBT News

​Vdes një person në vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Një person ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident të ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Policia i është përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Elezaj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Exit mobile version