Ka vdekur në moshën 96-vjeçare autorja dhe skenaristja Delia Fiallo, e cila njihej edhe si “nëna e telenovelave”.
Lajmin e ka konfirmuar vajza e saj, Delia Betancourt, e cila njoftoi se Fiallo vdiq të martën në shtëpinë e saj në Miami, vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj.
Delia Fiallo ishte autore e telenovelave “Cassandra” dhe “Esmeralda”, duke lënë gjurmë në kulturën popullore të Amerikës Latine në gjysmën e dytë të shekullit 20./UBTNews