Bosi i mafias siciliane, Matteo Messina Denaro, i kapur në janar pas tre dekadash në arrati, ka vdekur në spital në Italinë qendrore, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA të hënën.
61-vjeçari kishte kancer në zorrën e trashë, për të cilin kishte kërkuar trajtim ndërsa ishte në arrati — një vendim që e vuri në vëmendjen e autoriteteve, të cilët e arrestuan në një klinikë në Palermo.
Messina Denaro ishte një nga bosët më të pamëshirshëm në Cosa Nostra, sindikata e krimit sicilian e përshkruar në filmat “Godfather “.
Ai u dënua nga gjykatat për përfshirje në vrasjen e gjyqtarit anti-mafia, Giovanni Falcone në 1992 dhe për bombat vdekjeprurëse në Romë, Firence dhe Milano në 1993./UBTNews/