UBT News

Vdes në QKUK i lënduari nga aksidenti në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën në Qendren Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në një vetaksident trafiku që kishte ndodhur më 6 qershor në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, viktima kishte qenë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv që nga dita e aksidentit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten nën hetim nga organet kompetente. /E.A/

Exit mobile version