UBT News

Vdes në moshën 83-vjeçare fituesi i Kupës së Botës me Anglinë

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare George Cohen, një mbrojtës i cili kishte luajtur për Anglinë në ekipin triumfues të vitit 1966, dhe lajmin e ka konfirmuar Federata Angleze e Futbollit.

Cohen kishte luajtur çdo minutë të mundshëm në edicionin kur Anglia e fitoi Kupën e Botës si nikoqire e turneut. Ai kishte bërë 37 paraqitje për kombëtaren angleze si mbrojtës i krahut të djathtë.

Shkaktari i vdekjes nuk është bërë i ditur. Cohen luajti gjatë gjithë karrierës së tij për Fulhamin, për të cilin kishte bërë 459 paraqitje mes vitit 1956 dhe 1969. Ai u pensionua nga futbolli në moshën 29 vjeçare pas një lëndimi serioz në gjurin e tij.

Cohen ishte zëvendëskapiten për Anglinë kur skuadra mposhti Gjermaninë Perëndimore 4:2 në finalen e Kupës së Botës 1966 në stadiumin “Wembley”. Sulmuesi anglez, Geoff Hurst shënoi një hat-trick në atë ndeshje, e cila më pas shkoi në vazhdime.

Exit mobile version