Muzikanti dhe kitaristi i njohur John Miles ka vdekur në moshën 72-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër, konfirmoi menaxheri i tij.
Këngëtari vdiq, i rrethuar nga familja e tij në një spital në Newcastle, Angli.
Miles, i njohur më së miri për hitin e tij të vitit 1976 “Music”, ka performuar përkrah një numri yjesh të muzikës gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Tina Turner, Jimmy Page, të ndjerin Joe Cocker dhe Andrea Bocelli.
Menaxheri i Miles, Cliff Cooper theksoi se ‘’Britania e Madhe ka humbur një nga muzikantët e saj më të talentuar’’.
“Si menaxher dhe mik i John për më shumë se 50 vjet, John ishte jo vetëm kaq i sjellshëm dhe i por edhe një muzikant dhe kompozitor i shkëlqyer në skenën botërore’’, shtoi ai.
“Dhimbja është çmimi që paguajmë për dashurinë. Do të na mungojë shumë, por muzika e tij do të jetojë përgjithmonë”, theksoi Cooper.
Miles është i martuar me gruan e tij Eileen për më shumë se 50 vjet dhe ka dy fëmijë.