Në moshën 82-vjeçare, ka ndërruar jetë legjenda e Real Madridit, Enrique Pérez Díaz.
I njohur si ‘Pachín’, ai e veshi fanellën e bardhë në vitet e 60-ta. Klubi e ka dhënë lajmin për largimin e tij nga kjo botë duke i shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë Realit.
‘Pachin’ ishte pjesë e epokave më të suksesshme të Realit. Së pari, me Di Stefano dhe Puskas, i cili ngriti pesë Kupa të Evropës. Vite më vonë, i gjeneratës tjetër të artë; Pirrit, Gentos apo edhe Amancios.
Ai fitoi edhe shtatë Liga, 1 Kupë Ndërkontinentale dhe Kupën e Spanjës.
Ai ishte një lojtar i gjithanshëm, i vlefshëm për secilën nga pozicionet e mbrojtjes falë kapacitetit të tij të madh fizik dhe forcës së tij. Disa skuadra italiane u përpoqën ta nënshkruanin me atë, por ëndrra e tij ishte gjithmonë të luante me fanellën e bardhë. Luajti tetë herë me Spanjën, përfhsirë në Kupën e Botës në Kili në 1962.