Eintracht Frankfurt ka konfirmuar me dhimbje se trajneri i ekipit U19, Helge Rasche, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. Rasche humbi jetën në një aksident me veturë të enjten.
Në një komunikatë të lëshuar në rrjetet sociale, klubi i futbollit shprehu ngushëllimet për këtë humbje të rëndë. “Eintracht Frankfurt është i mërzitur nga humbja e trajnerit të U19, Helge Rasche. 33-vjeçari e humbi jetën në një aksident trafiku. Klubi bashkëndjen me familjen e tij dhe shoqërinë në këto momente të vështira,” thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve të “BILD”, vetura e Rasche përfundoi jashtë rrugës dhe u përplas me një pemë. Klubi dhe komuniteti i futbollit janë të trishtuar nga ky aksident tragjik dhe po i japin ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të tij./UBTNews/