UBT News

​Vdes bashkëshortja e futbollistit Alban Shillova

Futbollisti kosovar, Alban Shillova ka njoftuar se ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Kaltrina Shillova. Përmes një postimi më Facebook, Shillova ka bërë të ditur edhe kohën e varrimit të saj.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë. Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar ai.

31-vjeçari është futbollist i skuadrës së Feronikelit 74’, ndërsa ka luajtur edhe për shumë skuadra të tjera kosovare.

Exit mobile version