UBT News

Vdes babai i Hashim Thaçit, Osmani ngushëllon familjen e tij

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.

“Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e presidencës në Facebook.

Ajo i ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta ish-presidentit Thaçi, familjes, miqve dhe të afërmve të Haxhi Thaçit, duke theksuar se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

Exit mobile version