Ka vdekur në moshën 82-vjeçare aktorja e njohur, Jean Hale. Ajo njiher për rolet e saj në televizion dhe filma të ndryshëm si “Batman” dhe “In Like Flint”.
Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e yllit për “Fox News” duke u shprehur se ajo ndërroi jetë në gusht në Santa Monica, Kaliforni.
Ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman nga 1961-1984. Ata ndajnë bashkë tre fëmijë: Kelly, Randy dhe Quincy.
Jean është e famshme për paraqitjen e saj në “In Like Flint”, ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly. Ajo u shfaq dhe në filma të tjerë duke përfshirë “Taggart” (1964), “Oscar” (1966) dhe “Masakra e Shën Valentinit” (1967), e shumë të tjerë.