Aktor dhe regjisor i njohur shqiptar, Enver Petrovci, ka ndërruar jetë.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët përmes një njoftimi publik kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen tonë, por edhe për gjithë artin dhe kulturën shqiptare. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik, përkushtimin ndaj skenës dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas,” thuhet në njoftim.
Petrovci ishte një ndër figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, i njohur për rolet e tij të shumta dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e artit skenik. Largimi i tij lë një boshllëk të madh në skenën kulturore shqiptare. /A.Z/UBT News/