UBT News

​Vdes 26-vjeçari në Skenderaj pasi ra nga kati i tetë i një objekti

Një 26-vjeçar ka vdekur në Skenderaj pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti i rëndë tragjik ka ndodhur rreth orës 21:00.

Policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF në Skenderaj.

Ekipi mjekësor ka konfirmuar se personi 26-vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit.

Exit mobile version