UBT News

Vdes 14-vjeçari në Prizren pas goditjes me thikë, arrestohet një i mitur

Një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë të enjten mbrëma në Prizren.

Policia u njoftua për incidentin rreth orës 23:45. Ekipet e emergjencës i dhanë ndihmën e parë të miturit në vendngjarje dhe e dërguan në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, njoftoi se pak më larg vendngjarjes është arrestuar i dyshuari, një 17-vjeçar. Atij iu gjet dhe iu sekuestrua thika e përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë. Sipas policisë, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur raste të mëparshme të regjistruara në evidencat policore. Rasti është nën hetim. /E.A/

Exit mobile version