UBT News

Vdekja e mjekut të Barcelonës, UEFA pranon kërkesat e klubit për nderimin e Miñarro

Barcelona po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur të ekipit, Carles Miñarro. Ky lajm tronditi të gjithë klubin dhe ndikoi direkt në kalendarin e ndeshjeve, duke çuar në shtyrjen e ndeshjes së planifikuar mes Barcelonës dhe Osasunës, e cila duhej të luhej të shtunën e kaluar.

Humbja e Miñarro ka shkaktuar gjithashtu ndryshime në protokollet e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, si në fazën përgatitore ashtu edhe në ditën e ndeshjes. Në këtë kontekst, Barcelona ka bërë dy kërkesa të rëndësishme ndaj UEFA-s për të respektuar situatën e ndjeshme emocionale dhe për të nderuar figurën e mjekut të ndjerë.

Kërkesa e parë e klubit ishte që UEFA të anulojë konferencën për shtyp të lojtarëve që zakonisht mbahet para çdo ndeshjeje të Ligës së Kampionëve. Kjo kërkesë kishte për qëllim të respektonte kujtimin e Miñarro dhe të shmangte pyetje të shumta që mund të ngriheshin mbi humbjen e tij të papritur. UEFA ka pranuar këtë kërkesë, duke i dhënë hapësirë Barcelonës për të përballuar këtë situatë me respektin e duhur.

Ndërsa në konferencën për shtyp, vetëm trajneri Hansi Flick ka folur. Pasi u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Miñarro, tekniku i Barcelonës ka zhvilluar një konferencë normale, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe duke folur për gjendjen emocionale të ekipit dhe për ndeshjen e ardhshme kundër Benfikës.

Kërkesa e dytë që Barcelona i ka drejtuar UEFA-s ishte për mbajtjen e një minute heshtje para fillimit të ndeshjes me Benfica-n. Kjo nismë synon të nderojë mjekun Miñarro dhe të ofrojë një moment reflektimi për të gjithë ata që ishin të lidhur me të. UEFA ka qenë gjithmonë selektive për të miratuar minuta heshtje, dhe Barcelona ka qenë në pritje të një përgjigjeje nga organin më të lartë të futbollit evropian.

Exit mobile version