Vdekja e aktores Anne Heche si pasojë e përplasjes me makinë në një shtëpi në Los Angeles këtë muaj, u cilësua si aksident nga eksperti mjekësor i qarkut.
Heche, 53-vjeçare, e njohur për rolet e saj në “Doonnie Brasco” dhe filma të tjerë, vdiq të shtunën pasi u u shkëput nga aparati që po e mbante gjallë, nëntë ditë pas përplasjes me veturën e saj Mini Cooper në një shtëpi në Los Angeles.
Si pasojë e aksidentit u shkaktua zjarr./UBTNews/