Ministrja e Mbrojtjes e Francës ka anuluar bisedimet me homologun e saj në Mbretërinë e Bashkuar mes grindjes së nxitur nga një marrëveshje e re për sigurinë midis Britanisë, SHBA dhe Australisë.
Parisi është i zemëruar pasi Australia nënshkroi paktin Aukus për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore, duke u tërhequr nga një kontratë e madhe me Francën që ishte në proces.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Franca nuk kishte asgjë pse të shqetësohej nga marrëveshja.
Por takimi i Florence Parly me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace në Londër këtë javë është anuluar.
Lord Ricketts, një ish-ambasador britanik në Francë i cili duhej të ishte bashkë-kryesues i dy ditëve të bisedimeve, konfirmoi se takimi ishte “shtyrë për një datë të mëvonshme”.
Marrëveshja Aukus e ndërmjetësuar javën e kaluar, e parë gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në detin e kontestuar të Kinës Jugore,i dha fund një marrëveshje me vlerë 37 miliardë dollarë të nënshkruar nga Australia në 2016 për Francën për ndërtimin e 12 nëndetëseve konvencionale.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian e ka përshkruar atë si një “thikë pas shpine” që përbënte “sjellje të papranueshme midis aleatëve dhe partnerëve”.
Dhe në një hap praktikisht të paparë midis aleatëve, Presidenti Francez Emmanuel Macron urdhëroi tërheqjen e ambasadorëve francezë në Uashington dhe Canberra.