UBT News

Dështoi konstituimi i Kuvendit, as Nenad Rashiq nuk u votua për nënkryetar të Kuvendit

Lajm i përditësuar

12:32 

Dështoi prapë konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe pasi që as deputeti serb Nenad Rashiq sërish nuk u votua për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha e ndërpreu seancën.

12:15

Kuvendi i Kosovës vazhdoi tutje me hedhjen në votim të kandidatëve nga komuniteti serb përmes shortit.

As Igor Simiq dhe Branislav Nikoliq nuk morën asnjë votë për kryetar të Kuvendit.

Në votimin e radhës me short Stefan Kovaçeviq sërish nuk mori asnjë votë për kryetar të Kuvendit, bgjashëm edhe me emrin e deputetit serb Srgjan Popoviq i cili nuk mori asnjë votë për kryetar të Kuvendit.

12:05

Kryetari Basha vazhdoi edhe më tutje me hedhjen në votim të kandidatëve nga komuniteti serb përmes shortit me emrin e Stefan Kovaçeviq.

Mirëpo, as Stefan Kovaçeviq nga Lista Serbe nuk mori asnjë votë, 53 ishin kundër dhe 19 abstenime.

11:52

Kryeparlamentari Dimal Basha ka kërkuar tërheqjen e shortit për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, ku gjatë përzgjedhjes u propozua emri i deputetit serb Branisllav Nikoliq.

Nga 107 deputetë të pranishëm, asnjë nuk votoi pro, 55 kundër, dhe 25 abstenisme.

Kryeparlamentari Basha konstatoi se deputeti në fjalë nuk arriti votat, dhe shorti vazhdoi për herën e dytë me kandidatin Zlatan Elek.

Votat e deputetëve ishin 0 për, 54 kundër, 19 abstenim dhe zgjedhja e tij dështoi për të dytën herë.

11:35

Deputeti i komunitetit serb, Nenad Rashiq, para seancës së Kuvendit, ka thënë se shpreson që sot t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar.

Deputeti Rashiq është parë edhe duke biseduar me deputetët e PDK-së para nisjes së seancës.

11:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, hyri në Kuvendin e Kosovës pa dhënë asnjë deklaratë për media para gazetarëve.

Ai nuk komentoi as për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, punimin e tij ku përmendet në mënyrë kritike UÇK-ja, dhe as për dorëheqjen e bashkëpartiakut Liburn Aliu nga posti i ministrit.

Ndërkohë, që pritet të fillojë seanca, deputetët ende nuk kanë arritur të gjithë në Kuvendin e Kosovës.

07:50

Vazhdon seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e zgjedhur të popullit do t’i drejtohen edhe sot sallës së Kuvendit, me qëllim që ta arrijnë konstituimin e tij.

Edhe pasi që Dimal Basha nga LVV u zgjodh kryetar i Kuvendit dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku e Kujtim Shala prapë institucioni legjislativ i vendit nuk arriti të funksionalizohej.

Kjo pasi kandidatët e propozuar për nënkryetarë nga komuniteti serb nuk morën votat e mjaftueshme.

Seanca fillon me fillim nga ora 11:00.

Exit mobile version