Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.
Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.
D.L
