Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se Desku i Evropës Kreative po vijon organizimin e javës së sesioneve informuese për thirrjen COOP 2026.
Sipas njoftimit, takimi i fundit është mbajtur në hapësirat e 7Arte në Mitrovicë, ndërsa sesioni i radhës pritet të zhvillohet në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Të interesuarit mund të marrin më shumë informacione për thirrjen përmes linkut të publikuar nga organizatorët, ndërsa afati për aplikim mbetet i hapur deri më 5 maj 2026.
