Edhe të martën ka vazhduar greva e Sindikatës së punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), grevë kjo që po mbahet me orar të plotë.
Sekretarja e kësaj sindikate Arlinda Bajraj përmes një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online ka thënë greva do të vazhdojë deri përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ajo më tej ka sqaruar se do njoftohen mediet në kohë, nëse do ketë konferencë për medie pasi të marrë vendim kryesia e kësaj sindikate.
Ndryshe Sindikata e punëtorëve të ATK-së nga java e kaluar kanë filluar grevën por jo me orar të plotë.