UBT News

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe lagjja Kalabria në Prishtinë do të përballen me reduktime të ujit të pijshëm. Kështu deklaroi Arjeta Mjeku, zëdhënëse në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë-Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Zonës Industriale, lagjes Kalabria në Prishtinë, ju njoftojmë me gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Sot, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 l/ s, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40%, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është (35 – 45 NTU)”, ka njoftuar Mjeku.

“Për të ruajtur cilësinë e ujit jemi të detyruar të trajtojmë ujë me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. Kërkojmë mirëkuptim deri në rikthimin e situatës së favorshme me furnizim me ujë të pijshëm”, ka shtuar ajo.

Shumë komuna të Kosovës janë përballur me mungesë uji si pasojë e vërshimeve.

Exit mobile version